Your search results

Legal

Për Primis çdo ditë është si dita e parë e bashkëpunimit me ju dhe megjithëse kompania dhe biznesi juaj është në treg prej kohësh, ne do t’i japim vëmendjen, përkushtimin dhe energjinë e ditës së parë. Vetëm me punë dhe përkushtim mund të ndërtosh gjithmonë e më tepër. Si e realizojmë këtë? Primis planifikon në mënyrë strategjike, duke analizuar projektet dhe çështjet nga pikëpamja e probabilitetit. Kështu, ne parandalojmë çdo problem dhe e gjitha kjo falë eksperiencës, njohjes së tregut dhe profesionalizmit të ekspertëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Ne Primis, qendrojmë të bashkuar dhe punojmë në mënyrë të pandërprerë derisa të jemi të sigurtë që po ndjekim zgjidhjen e duhur, pasi për ne shqetësimi kryesor nuk janë elementet që do të garantojnë suksesin por faktorët që pengojnë arritjen e tij.

Vizioni ynë

Primis qëndron në vijën e parë të firmave ligjore të epokës që përfaqësojmë falë punës së palodhur, energjisë, etjes për inovacion dhe eksperiencës së stafit tonë. Ne ofrojmë zgjidhjen e duhur për çdo problem dhe çështje me të cilën përballen klientët tanë, sado komplekse të jetë ajo.

Primis është themeluar nga Av. Isuf Shehu dhe Av. Ilir Qafa dhe është fokusuar në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe këshillimi në fushën e ligjit, tatimeve, kontabilitetit, marketingut, menaxhimit dhe planfikimit strategjik.Primis angazhohet të ndihmojë klientët në realizimin e strategjive të tyre tregtare duke ofruar këshillim ekselent. Arritja e objektivit të paracaktuar përbën boshtin e punës sonë.

Për të arritur qëllimin e klientit, ne lëvizim çdo gure.

Stafi ynë

Primis Law beson se ndërtimi i një strukturë të përbërë nga një staf profesional është çelësi i konsulencës ekselente që firma jonë ofron. Për këtë arsye, ne i besojmë një ekipi ekspertësh të shquar një fusha të ndryshme të ligjit civil, tregtar, penal dhe administrativ.

Zgjidhja jonë

Rezultatet e kënaqshme janë fokusi i punës tonë. Për t’ju përgjigjur nevojave të klientëve dhe partnerëve tanë, Avokatët e zyrës punojnë me rigorozitet për të ndërtuar strategjinë më të përshtatshme dhe të personalizuar për çdo klient. Në mënyrë periodike ne raportojmë mbi ecurinë e punës si dhe përgatitemi për hapat vijuese.

Na Kontaktoni

Compare Listings