Pershkrimi
Pallati me punime shume cilesore ndodhet ne nje zone elitare te kryeqytetit, prane zone se ish Bllokut, bulevardit dhe parkut te gjelber te Tiranes. Vete apartamenti ndodhet ne katin e tete, karakterizohet nga rifinitura shume cilesore, eshte e pajisur me sistem qendror ngrohje ftohje me chiller, ka nje oxhak funksional ne stil modern, vetratat e dritareve jane sistemi me i fundit italian me alumin nga jashte dhe dru nga brenda, xhamat jane triplex, apartamenti eshte I shtruar me parket druri te cilesise me te mire. Apartamenti ka tre dhoma gjumi, nje dhome ndenje me hapesire, nje ambjent gatimi dhe ngrenie, ku guzhina eshte moderne dhe e pajisur me elektroshtepiake te firmes Miele, nje korridor, nje lavanteri, dy tualete dhe dy ballkone. Per apartamentin jane dy poste parkimi te pajisur me sistem antizjarr, sistem aspirimi dhe sistem kamerash, te perfshire ne cmim.