Pershkrimi
Eshte e mahnitshme se si kjo prone e mrekullueshme te fal njekohesisht bashkejetesen ne komunitet dhe privatesine e te jetuarit ne nje vile, me siperfaqe trualli prej 1050 m�. Vila ndodhet ne nje kompleks vilash me sistem sigurie dhe sherbim roje 24 ore. Vila eshte ndertim i ri dhe shume cilesor. Kualiteti i punimeve dhe materialeve te perdoruara gjate ndertimit eshte i nje standarti shume te larte si psh: struktura e vilave eshte skeleti beton arme, termoizolim, boje ekologjike, dere te blinuar, pllaka cilesore, parket, shkallet me veshje mermere, dritaret PVC te bardha, dopioxham, sistem ngrohje per te gjithe vilen me kaldaje etj.. Vila ka sistem qendror ngrohje dhe ftohje, oxhak, oborri me shume hapesire i orientuar nga pjesa jugore e viles, garazhd per 2 makina nen objekt dhe hapesire ne oborr dhe per 2 makina te tjera .