Your search results

Rreth PRIMIS LIGJ

Vizioni ynë

Primis është themeluar nga Av. Isuf Shehu dhe Av. Ilir Qafa dhe është fokusuar në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe këshillimi në fushën e ligjit, tatimeve, kontabilitetit, marketingut, menaxhimit dhe planfikimit strategjik.Primis angazhohet të ndihmojë klientët në realizimin e strategjive të tyre tregtare duke ofruar këshillim ekselent. Arritja e objektivit të paracaktuar përbën boshtin e punës sonë.

“Për të arritur qëllimin e klientit, ne lëvizim çdo gure.”

Primis Law beson se ndërtimi i një strukturë të përbërë nga një staf profesional është çelësi i konsulencës ekselente që firma jonë ofron. Për këtë arsye, ne i besojmë një ekipi ekspertësh të shquar një fusha të ndryshme të ligjit civil, tregtar, penal dhe administrativ.

Rezultatet e kënaqshme janë fokusi i punës tonë. Për t’ju përgjigjur nevojave të klientëve dhe partnerëve tanë, Avokatët e zyrës punojnë me rigorozitet për të ndërtuar strategjinë më të përshtatshme dhe të personalizuar për çdo klient. Në mënyrë periodike ne raportojmë mbi ecurinë e punës si dhe përgatitemi për hapat vijuese.

SHERBIMET TONA

Fushat e praktikes

Avokatët dhe ekspertët tanë financiare qëndrojnë krahë klientëve duke i këshilluar gjatë gjithë veprimtarisë së tyre tregtare dhe duke i përfaqësuar kur kërkohet me të tretët. Praktika e konsulencës dhe përfaqësimit në Primis garanton shërbimin më të kualifikuar për klientët që prej themelimit dhe regjistrimit të tyre dhe gjatë gjithë aktivitetit të tyre si subjekte në përputhje me kërkesat e legjislacionit tregtar në fuqi. Në rastin e themelimit të një shoqërie, Firma në bashkëpunim edhe me ekspertë të fushave të ndryshme, përmbush të gjithë ciklin deri në fazën e miratimit të lejes apo licensës.

Gjithashtu, fusha jonë e praktikës përshfin këshillimin e bizneseve mbi transaksionet ndërkufitare, si dhe mbi marrëdhëniet me partnerët, furnitorët, konsumatorët dhe shpërndarësit. Praktikat tona përfshijnë, themelimin dhe regjistrimin e shoqërive të reja si dhe zyrat e përfaqësimit apo degët e shoqërive të huaja, këshillimin dhe përfaqesimin për çdo procedurë dhe praktikë që diktohet nga legjislacioni tregtar.

Të vetëdijshëm për rëndësinë që ka për klientët tanë çdo lloj marrëveshje tregtare nga më e zakonshmja deri tek ato më komplekset, avokatët e zyrës në bashkëpunim me ekspertë bashkëpunëtorë të Firmës analizojnë dhe trajtojnë jo vetëm elementet e kontratave por në tërësi marrëdhënien juridike dhe natyrën e biznesit, për të shmangur çdo risk të mund- shëm dhe mbrojtur maksimalisht klientët tanë. Ne ofrojmë konsulencë ligjore dhe perfaqësim për realizimin e marrëveshjeve tregtare në fusha të tilla si: Industria dhe Tregtia Ushqimore, Tregtia Ndërkombëtare, Pasuritë e Paluajtshme dhe Ndërtimi, Bankë & Financë, Teknologji Informacioni dhe Telekomunikacioni, Koncesionet, Prodhimi Industrial, Turizmi, Energjia dhe Mjedisi dhe të tjera. Ne jemi eksperte në ofrimin e konsulencës për bashkimin dhe shndërrimin e shoqërive tregtare dhe çdo lloj marrëveshje qe diktohet nga legjislacioni tregtar. Qëllimi ynë është siguria e transaksioneve të klientëve tanë, duke minimizuar rreziqet gjyqësore, dhe realizimi i objektivave afatgjata të klientëve.

Primis,  zotëron  aftësitë  dhe  eksperiencën  e  duhur  për  t’i  garantuar klientit këshillimin dhe përfaqësimin profesional më të mirë përpara organeve Administrative, Gjykatave dhe Tribunaleve të Arbitrazhit. Nëpërmjet infrastrukturës së brendshme, partnerëve të afirmuar dhe rrjetit të gjerë të ekspertëve më të vlerësuar, Primis funksionon si ekip proaktiv në këmbimin e njohurive profesionale dhe eksperiencave më të mira në shërbim të klientit.

Primis mbulon pa kufizim çdo nivel përfaqësimi, përpara çdo organi vendim-marrës individual apo kolegjial, administrativ, gjyqësor apo arbitrazhi.

Përvoja e konsiderueshme dhe kualifikimet e profesionistëve të Primis, ofrojnë një prespektivë unike në kontrollin e rrezikut të aktivitetit të klientit, aq të vlefshëm për analizimin e vlerësimin historik të zhvillimeve ekonomiko-financiare dhe për  ndërtimin e portofolit të tyre.

Aftesia jone në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe korrekte na mundëson pritjen dhe adresimin pa humbje kohe të klientëve duke prodhuar gjetje dhe zgjidhje pa humbje kohe dhe me përfitime financiare.

Garantojmë, konsulencë të vërtetë për cilindo që synon zhvillim strategjik të investimeve.

Primis ka bërë të tijën përvojën shumëvjeçare te profesionistëve, qëe janë pjese e ekipit të tij, të cilët në karrierën e tyre kanë të ezauruar të gjithë spektrin e çështjeve që lidhen me pasuritë e paluajtshme.

Në këtë fushë nder shërbimet tona ne mund të listojmë:

  • Vlerësim i Pasurive të Paluajtshme
  • Këshillim mbi Fushat e Investimit
  • Këshillim mbi Transaksionet
  • Menaxhim dhe Optimizim i Aseteve të Pronës
  • Këshillim mbi Financim dhe Kredimarrje
  • Hartimi dhe negocimi i marrëveshjeve të cilat kanë për objekt pasuritë e paluajtshme
  • Përfaqësim Gjyqësor përpara Gjykatave të të g jitha niveleve
  • Ndjekja e procedurave pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave
  • Regjistrimi dhe përgatitja e dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë ZVRPP.

Përkushtim maksimal ndaj detajeve dhe njohuri të thella për të garantuar suksesin në fushën e Prokurimeve. Primis, garanton përgatitje dhe profilizim të lartë në të gjitha fazat e prokurimit publik. Stafi ynë ju ndihmon në realizimin e operacioneve efikase dhe efektive dhe performancës më të mirë në të gjitha fazat e prokurimit;

Ne këshillojmë edhe në:

  • Evidentimin e Procedurave të Shpallura në Sistemin e Prokurimit Publik;
  • Analizimin e Dokumenteve të Tenderit;
  • Përgatitjen e Dokumentacionin dhe kryerja e Aplikimit në një Procedure Prokurimi dhe ndjekjen e procesit ankimues pranë Autoritetit Kontraktor, Komisionit të Prokurimit Publik, Gjykatës;
  • Vlerësimin e çështjeve të tjera që lidhen me Prokurimet Publike.

Memorja jonë në trajtimin e çështjeve ligjore që lidhen me sektorin e infrastrukturës përbën një shkollë në vetvete dhe kjo nënkupton që këshillat që ne japim janë të fokusuara edhe fleksibile. Primis menaxhon çfarëdolloj çështje që lind gjatë rrugës.

Disa prej çështjeve në të cilat ne japim këshillime përfshijnë krijimin dhe zhvillimin e Konsorciumeve, sipërmarrjen ndërtimore & Joint-Venture, Investimet, Prokurimet, Koncesionet, Licencat dhe Lejet në fushën e infrastrukturës.

Nisur nga vlerësimi i burimeve të pasura dhe kushteve g jeografike shumë të favorshme që ofron Shqipëria, sektori energjitik, në veçanti ai minerar dhe së fundmi i energjisë së rinovueshme përbëjnë kolona të zhvillimit industrial.

Konsulenca dhe ekspertiza e Primis është vlerësuar nga investitorë vendas dhe të huaj, të cilët operojnë prej kohësh apo kanë investuar së fundmi dhe janë duke ndërtuar biznese me prespektivë të konsiderueshme.

Të gjithë fermerët dhe në tërësi industria ushqimore janë të vetëdijshëm që bujqësia dhe sektori ushqimor kornizohet nga një mori ligjesh shumë të forta. Për këtë shkak si fermerët dhe industria ushqimore ka nevojë për asistencë ligjore nga persona që kanë një njohje të plote të sistemit dhe administrates në sektorin ushqimor, të procedurave të licencimit, standartizimit (ISO & HACCP), hartimit të manualeve të autokontrollit dhe kartave teknologjike si dhe të planeve DDD duke mos anashkaluar aftësimin trajnimin e personelit dhe të fermerëve.

CAKTO NJE TAKIM TANI!

(+355) 68 90 63 666

Compare Listings