Konsulencë

Your search results

Infrastrukturë dhe Ndërtim

Primis u siguron klientëve konsulencë nëpërmjet një ekipi ekspertësh të dedikuar dhe me përvojë në sektorin e infrastrukturës dhe ndërtimit, duke iu ofruar atyre një konsulencë profesionale dhe të gjithanshme në lidhje me aspektin teknik të projekteve dhe objektivave që ata synojnë të realizojnë në këtë sektor.

Ne i mbështesim klientët tanë nëpërmjet një gamë të gjerë shërbimesh konsulence, duke i asistuar për:

  • Përgatitjen e projektit teknik arkitektonik dhe të peisazhit sipas rastit, me qëllim eleminimin e barrierave arkitektonike
  • Përgatitjen e projektit konstruktiv si dhe projektit të instalimeve, duke përfshirë instalimet hidrosanitare, elektrike, ngrohje, ventilim, mbrojtje nga zjarri, etj.
  • Hartimin e grafikut paraprak dhe përfundimtar të punimeve së bashku me preventivin
  • Konsulencë për ndërtimin e bazave të të dhënave gjeografike dhe krijimin standarteve për mbledhjen dhe ruajtjen e informacioneve në formë dixhitale

Planifikim Strategjik & Shërbime Financiare

Në sajë të një grupi ekspertësh të shquar në fushën e planifikimit strategjik, Primis i asiston klientët në kristalizimin e qëllimeve të tyre strategjike, implementimin e planeve efektive të biznesit dhe përmirësimin e veprimtarisë operacionale të kompanisë së tyre.

Procesi ynë i planifikimit strategjik përfshin vlerësimin e faktorëve kyç që lidhen me biznesin tuaj si:

  • Kushtet e tregut që ndikojnë në rritjen e kërkesës për shërbime dhe produkte
  • Plani financiar
  • Portofoli i shërbimeve dhe i produkteve të ofruara
  • Logjistika dhe trajnimi i stafit
  • Mjetet dhe sistemet e realizimit të shërbimeve dhe të produkteve për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin

Primis mundëson shërbime cilësore në fushën e kontabilitetit dhe këshillimit tatimor. Expertët tanë kontabilistë, falë eksperiencës së tyre shumëvjeçare dhe aftësive analitike, garantojnë shërbime gjithëpërfshirëse në ndjekjen e  praktikave tatimore dhe  financiare, si edhe  në mbarëvajtjen e marrëdhënieve pozitive me autoritetet tatimore.

Primis beson se zgjidhja më e mire e një problemi është parandalimi i tij, për këtë arsye është super i përditësuar me çdo ndryshim normative, duke përfshirë ndryshimet të legjislacionit tatimor dhe doganor.

Këshillimi mbi Veprimtarinë Tregtare (start-up dhe sipërmarrjet e reja). Taksimi i drejtë dhe përllogaritja e detyrimeve fiskale.

  • TVSH
  • Tatim Fitim
  • Tatim në Burim
  • Tatim mbi të Ardhurat Personale
  • Kontributet e Sigurimeve Shoqërore & Shëndetësore
  • Akcizat Tarifa & Taksa Vendore (Taksë Tabele, Pastrimi, Gjelbërimi, Infrastruktura Shkollore)

Tekonologji, Media dhe Telekomunikacion

Në ditët e sotme, realizimi i operacioneve të biznesit është i lidhur ngushtësisht me dixhitalizimin dhe zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Konsulentët tanë këshillojnë në implementimin e sistemeve dixhitale, software-ve ose aplikacioneve efektive dhe gjerësisht të aksesueshme në mënyrë që lidhja e biznesit tuaj me klientët të realizohet më lehtë.

Ne ofrojmë shërbime konsulence mbi inovacionin e produkteve dixhitale, transformimin dixhital dhe formën sesi këto zhvillime mund të implementohen dhe të ndikojnë pozitivisht në veprimtarinë tuaj të biznesit.

Ndër të tjera, Primis ofron këshilla të besueshme dhe të orientuara për biznesin tuaj, në lidhje me transaksionet, licensimin, pronësinë intelektuale dhe çështjet e tjera tregtare që lidhen me teknologjinë, median dhe zhvillimin e web-ve.

Ristrukturimi, Bashkimi dhe Shndërrimi i Shoqërive

Duke pasur parasysh dinamikën e tregut në Shqipëri, shpesh biznesi juaj i nënshtrohet nevojave të ristrukturimit e shndërrimit, apo dhe të bashkimit me shoqëri të tjera tregtare.

Primis siguron mbështetje të gjithanshme strategjike, financiare dhe të vlerësimit e menaxhimit të riskut gjatë gjithë procesit të ristrukturimit të biznesit tuaj. Ekipi ynë ka përvojë në lloje të ndryshme të ristrukturimit të shoqërive, duke përfshirë ato me element ndërkufitar.

Gjitashtu, ekspertët e Primis ju asistojnë në aspektin strategjik të bashkimit të shoqërisë suaj me shoqëri të tjera duke përmbushur nevojat tuaja në përgatitjen e të gjithë dokumentacionin teknik dhe financiar për realizimin efektiv të bashkimit.

Prokurimet Publike

Eksperienca jonë shënon një memorie të pasur të praktikave të prokurimit publik mbi të cilat ne kemi ofruar konsulencë teknike, financiare dhe strategjike për shumë biznese që kanë konkuruar në procedura të ndryshimi prokurimi.

Primis, garanton përgatitje dhe profilizim të lartë në të gjitha fazat e prokurimit publik. Stafi ynë ju ndihmon në realizimin e operacioneve efikase dhe efektive dhe performancës më të mirë në të gjitha fazat e prokurimit.

Në ju asistojmë për:

  • Evidentimin e procedurave të shpallura në sistemin e prokurimit publik
  • Analizimin e kritereve të pjesëmarrjes në konkurim dhe dokumentacionit të tenderit;
  • Përgatitjen e dokumentacionit teknik, ofertës ekonomike, dhe kryerjen e aplikimit në sistemin elektronik të Agjensisë së Prokurimit Publik
  • Planin strategjik dhe financiar në rastin e bashkimit të operatorëve
  • Konsulencë teknkike për realizimin e projektit në rastin e konkurseve të projektimit

Ristrukturimi i Kredive

Mbledhja e detyrimeve të pashlyera të debitorëve shpesh përkthehet në kosto shtesë për biznesin për shkak të logjistikës, kompleksitetit dhe kohës që ky proces kërkon. Pajisja me ekspertizën e duhur në këtë drejtim është çelësi i minimizimit të këtyre kostove. Për këtë shkak, konsulentët tanë ju drejtojnë drejt strategjive të mbledhjes së borxheve të orientuara drejt rezultateve të shpejta dhe të përshtatura sipas rrethanave tuaja specifike.

Pavarësisht nëse statusi i kompanisë tuaj është aktiv apo në proces likuidimi ose falimentimi, ne përpiqemi të mbrojmë interesat tuaja si kreditor dhe të mbledhim kreditë tuaja në një kohë sa më të shkurtër. Eskperienca disa vjeçare në procedurat e negocimit, teknikat dhe praktikat e ndjekura për mbledhjen e kredive të disa prej kompanive më të mëdha në vend, është ajo që na dallon nga konkurentët tanë.

Ekspertiza e Primis ju ofron konsulencë të orientuar në lidhje me të gjithë procedurën e ekzekutimit të detyrimeve të prapambetura të debitorëve sipas nevojave, natyrës dhe burimit të debive, duke ju asistuar deri në momentin që këto detyrime kreditohen në llogarinë tuaj.

Agrobiznesi dhe Industria Ushqimore

Sektori i Agrobiznesit ndodhet përpara kërkesës në rritje për ushqim, lëndë djegëse e fibra dhe sfidës për të balancuar faktorët ekonomike me ato mjedisore. Duke qenë një industri më interes në rritje për kompanitë, agjensitë publike dhe shoqërinë në përgjithësi, Primis ka afruar pranë tij një rreth ekspertësh me përvojë të pasur si në administratën shtetërore ashtu edhe ne sektorin privat ushqimor.

Primis ka një qasje të detajuar mbi teknologjitë e reja po ndihmojnë rritjen e efikasitetit të agrobiznesit dhe po ulin kostot e tyre.

Në ju këshilojmë për:

  • Përshtatjen me fakorët e luhatshëm të tregut në industrinë ushqimore
  • Përmirësimin e pozitës tuaj në tregun agro-ushqimor
  • Gjetjen e burimeve të besueshme të furnizimit me lëndë të parë
  • Implemtentimin e strukturave organizative dhe operacionale për të mbështetur strategjitë e reja teknologjike
  • Diversifikimim e produkteve dhe veprimtarive në sektorin ushqimor

Energji dhe Miniera

Stafi i Primis zotëron një eksperiencë dhe përvojë të vlefshme në sektorin e energjisë me një fokus të veçantë në energjitë e rinovueshme. Primis ka bashkëpunuar me një numër të madh klientësh në lidhje me projekte të një rëndësie të konsiderueshme për tregun e energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

Konsulentët tanë të energjisë ndihmojnë në rritjen e performancës së biznesit tuaj, duke ofruar ekspertizë në prodhimin, tregtimin, transmetimin, shpërndarjen dhe shitjen e energjisë. Ne gjithashtu i ndihmojmë klientët tanë për të forcuar menaxhimin e kompanisë së tyre, duke u mbështetur në përvojën tonë për të optimizuar performancën operacionale dhe për të përsosur strategjitë e brendshme të kompanisë dhe të klientëve.

Primis ju këshillon për:

  • Zhvillimin dhe implementimin e strategjive të investimeve në sektorin e energjisë
  • Gjetjen e infrastrukturës dhe terrenit të nevojshëm për zhvillimin e biznesit në industrinë e energjisë
  • Evidentimin e faktorëve ndikues në industrinë energjitike dhe vlerësimin e ndikimit të tyre në biznesin tuaj
  • Zbatimin e modeleve të reja të biznesit, të orientuara drejt standartit të “efikasitetit të energjisë”
  • Përmirësimin e politikave të shitjes së energjisë dhe strukturave të menaxhimit të riskut

Shëndetësi dhe Farmaceutikë

Shpesh, kompanitë që operojnë në fushën e kujdesit shëndetësor dhe farmaceutikës përballen me ndryshime të dukshme në sjelljen e konsumatorëve, dinamikën e tregut dhe kërkesat rregullatore. Një nga aspektet që e veçon Primis nga konkurentët e saj në treg është bashkëpunimi me ekspertë të fushës në një nga industritë më të rëndësishme dhe jetike në vend, siç është ajo e shëndetësisë dhe farmaceutikës.

Primis është partneri kryesor i disa prej kompanive farmaceutike dhe të tregtimit të pajisjeve mjekësore më me ndikim në tregun shqiptar. Konsulentët tanë i ndihmojnë bizneset në këtë sektor për të ofruar produkte më cilësore për pacientët, duke zvogëluar në të njëjtën kohë kostot dhe kompleksitetin e proceseve të prodhimit të shërbimeve dhe produkteve.

Primis bashkëpunon me ju në implementimin e modeleve adekuate tregtare në fushën e farmaceutikës, duke u bazuar në aftësitë e dalluara profesionale të ekspertëve tanë në vlerësimin e faktorëve ndikues në këtë sektor dhe në implementimin e zgjidhjeve më të përshtatshme për biznesin.  Memoria jonë shënon bashkëpunime të sukseshme me disa nga investitorëte huaj më në zë në fushën e farmaceutikës, të cilët kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre edhe në vendin tonë.

Compare Listings