Artikuj Ligjor

Your search results

Vështrim krahasues ndërmjet Common Law dhe Civil Law për institutin e trashëgimisë

Posted by admin on 13 Maj, 2019
| Ligj
| 0

Të përbashkëtat dhe dallimet midis trashëgimisë në Shqipëri, Itali dhe në Gjermani.

Të përbashkëtat:

-Si në Shqipëri, Gjermani dhe Itali trashëgimia kalon tek trashëgimtarët nëpërmjet ligjit ose testamentit

-Sistemet juridike të këtyre vendeve njohin dy tipe kryesore të testamentit:

1) ollograf,pra të shkruar nga dora e testatorit;

2) testamenti i bërë përpara noterit.

Sipas të treja legjislacioneve janë trashëgimtarë vetëm personat që kanë lindurØ gjallë në momentin e çeljes së trashëgimisë dhe personat të cilët nuk janë gjallë në momentin e çeljes së saj,por janë konceptuar dhe kanë lindur gjallë përpara çeljes së saj. Trashëgimia çelet në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit, në vendbanimin e fundit të tij.

Dallimet:

  • Në Gjermani në ndryshim nga dy vendet e tjera zbatohet edhe pakti i trashëgimisë. Pakti i trashëgimisë nuk lejohet në bazë të legjislacionit italian
  • Sipas legjislacionit shqiptar në radhë të dytë thirren përveç trashëgimtarëve të tjerë dhe personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të cilët mund të thirren dhe në radhën e tretë. Kjo kategori trashëgimtarësh nuk njihet nga dy legjislacionet e tjera.
  • Në ndryshim nga këto dy legjislacione, rezerva ligjore në Shqipëri njihet vetëm për fëmijët e mitur të trashëgimlënësit,të paslindurit e tjerë të mitur kur ata trashëgojnë me zëvendësim dhe personat e paaftë për punë nëse thirren në trashëgimi.
  • Ndryshimi ndërmjet legjislacionit italian dhe gjerman në lidhje me rezervënØ ligjore është që në të drejtën gjermane trashëgimtarët e ligjshëm, mund të kërkojnë rezervën e tyre ligjore eksluzivisht në formën e një shume parash që i korrespondon vlerës që u takon. Sipas të drejtës italiane ata kanë të drejtën në çdo rast të një kuote të të mirave të trashëgimisë.
  • Në legjislacionin e Italisë në rastin e cënimit të rezervës ligjore trashëgimtarëveØ ligjorë iu njihet e drejta e një veprimi reduktimi mbi disponimet testamentare,dhurimet dhe veprimi mund të preki dhe të mirat e fituara nga perona të tretë,ndërsa në legjislacionin e Gjermanisë parashikohet që trashëgimtarët ligjorë kanë thjesht një të drejtë krediti ndaj trashëgimtarëve testamentarë që përjashton mundësinë e veprimit kundrejt personave të tretë. Në legjislacionin shqiptar në momentin e cënimit të rezervës ligjore testamenti shpallet i pavlefshëm nga gjykata.

 

-Të  përbashkëtat dhe dallimet e trashegimise ne Shqiperi dhe France

Te përbashkëtat:

Në Francë dhe në Shqipëri trashëgimia çelet kur personi që lë trashëgiminë vdes nga vdekja natyrore ose vdekja civile. Kjo trashëgimi çelet në vendin ku personi kishte vendbanimin e tij të fundit. Kur kjo gjë nuk dihet trashëgimia çelet në vendin kur ndodhej pjesa më e madhe e kësaj pasurie.

Në të dyja vendet fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia e tyre është njohur, ashtu si fëmijët e adoptuar, janë të barabartë me fëmijët legjitimë.

 

Dallimet:

-Sipas Kodit Civil Shqiptar kur dy ose më shumë persona trashëgojnë njëri-tjetrin dhe nuk mund të provohet se kush ka vdekur më përpara, konsiderohet se të gjithë kanë vdekur në të njëjtën kohë dhe asnjë e drejtë trashëgimore nuk transferohet nga njëri te tjetri. Ndryshe ndodh në Francë ku nëse disa persona vdesin në të njëjtën kohë dhe nuk mund të përcaktohet se kush ka vdekur më përpara, supozimi në lidhje me mbijetesën përcaktohet nga rrethanat e ngjarjes, duke u bazuar tek mosha dhe gjinia.

-Në ndryshim nga Franca në Shqipëri trashëgimtarë ligjorë janë dhe personat e paaftë për punë në ngarkim të testatorit.

-Në ndryshim nga Shqipëria në Francë nuk mund të përjashtohen nga trashëgimia fëmijët e trashëgimlënësit dhe bashkëshorti pasjetues.

 

-Te perbashketat dhe dallimet e trashegimise ne Shqiperi dhe Kanada

Te përbashkëtat:

  • Në të dyja vendet trashëgimia çelet kur personi që lë trashëgiminë vdes nëpërmjet vdekjes natyrore ose civile në vendin ku ai kishte vendbanimin e tij të fundit.
  • Ka dy lloj trashëgimish si në Shqipëri dhe  ne  Kanada:trashëgimia ligjore dhe ajo testamentare.
  • Në të dyja këto vende kur trashëgimlënësi nuk ka trashëgimtarë e gjithë pasuria e tij i kalon shtetit. Në Shqipëri në ndryshim nga Kanadaja trashëgimtarët ligjorë mund të jenë dhe persona të paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit.

 

Dallimet:

Zotësi për të trashëguar sipas Kodit Civil Shqiptar ka një person kur, në kohën e çeljes së trashëgimisë, është gjallë ose është zënë para vdekjes së personit trashëgimlënës dhe lind gjallë. Sipa Kodit Civil kanadez zotësi për të trashëguar ka personi që ekziston në momentin e çeljes së trashëgimisë, dukë përfshirë personat që mungojnë që presupozohet të jenë gjallë në atë kohë dhe fëmijët e zënë, por ende të palindur, nëse ata kanë lindur gjallë dhe të shëndetshëm.

 

Punoi: Joana Grabova

Lexo me Shume Artikuj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Compare Listings