Kuptimi i parimit të pafajsisë sipas nenit 4 të Kodit të Procedurës Penale është se i pandehuri ose personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Cdo dyshim për akuzën cmohet në favor të të pandehurit. Ky parim është i ngurtësuar si një nga parime më të rëndësishmë në Kushtetutë edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Respektimi i këtij parimi përbën një ndër elementet e rregullsisë së një procesi gjyqësor. Në bazë të këtij
parimi, gjykatat nuk duhet të fillojnë procesin me bindjen se i pandehuri ka kryer krimin për të cilin
akuzohet. Cdo dyshim duhet të shkojë në favor të të pandehurit dh ky parim do të konsiderohej i cënuar
nëse barra e provës do të kalonte nga akuza tek i pandehuri. Detyrë e gjykatës së zakonshme që shqyrton
një cështje penale është që ti krijojë mundësinë të pandehurit vetë ose nëpërmjet mbrojtësit të mbrohet
dhe ajo të jap vendimin e saj të bazuar mbi provat direkte e indirekte, të cilat duhet të provohen nga akuza dhe që administrohen në dosje.Vec të drejtave që gëzon personi që është marrë si i pandehur gjatë gjithë fazave të gjykimit, derisa të jetë deklaruar fajtor me vendim të formës së prerë, nga ky parim, në mënyre indirekte, rrjedh edhe detyrimi i organit të procedurës, sidomos i gjykatës, që shqyrtimin gjyqësor nuk mund dhe nuk i lejohet që ta përqendrojë vetëm në shqyrtimin e rrethanave që janë në disfavor të të pandehurit edhe kryesisht duhet ta shtrijë
shqyrtimin e rrethanave që mund të jenë ose janë në favor të të pandehurit. Aq më tepër nëse këto pretendohen nga nga vetë i pandehuri ose mbrojtësi i tij.
Kuptimi i parimit të pafajsisë sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga qëndrimi që mban jurisprudenca në këtë drejtim, pretendimi për shkeljen e këtij standarti kushtetues kërkon domosdoshmërisht që në një proces gjyqësor të evidentohen dhe provohen saktë të gjithë ato elemente thelbësore, të cilat mund të kenë sjellë deklarimin fajtor të të pandehurit mbi bazën e dyshimeve dhe që kanë bërë gjykatën të sillet si e njëanshme në dhënien e vendimit të saj.
Në një gjykim të karakterit kushtetues është tepër e rëndësishme që kur analizohen pretendimet për shkelje të parimit të prezumimit të pafajsisë, të mos përqendrohet kontrolli kushtetues në mënyrën e vlerësimit dhe cmuarjes së provave që mund ti ketë bërë në vendimin e saj gjykata që ka gjykuar cështjen në thelb. Nisur nga funksioni i saj, Gjykata Kushtetuese, kur gjykon cështje të kësaj natyre nuk konfondon gjykimin në thelb me gjykimin kushtetues.
Prezumimi i pafajsisë vepron në rastet e konkluzioneve kontradiktore të ekspertimeve mjeko-ligjore, apo ekspertimeve të tjera, që përmbajnë aktet e përpiluara nga specialist të ndryshëm. Këto kontradikta dhe pasktësi, megjithë përpjekjet procedurale nuk bëhet e mundur objektivisht as të sheshohen, as të saktësohen, për shkak se ato mund të përbëjnë veprime të papërshtatshme. Kontradiktat dhe pasaktësitë e ekspertimeve kur nuk sheshohen edhe me provat e tjera të procesit, duke i ballafaquar ato me shpjegimet e dëshmitarëve, i japin terren prezumimit të pafajsisë. Parimi në fjalë përforcohet edhe kur kësaj situate i shtohen komtradiktat që vijnë nga thëniet e dëshmitarëve, për faktët e rëndësishme, ose kur thëniet e tyre merren me rezervë për shkak të njohjeve dhe lidhjeve të tyre me të gjykuarin apo të dëmtuarin.
Barra e provës. Hetimi i cështjes, marrja e provave që i përkasin cdo cështjeje penale dhe paraqitja e tyre para gjykatës, është detyre e organit të prokurorisë, ndërsa vlerësimi i tyre përfundimisht bëhet nga gjykata, e cila me vendim zgjidh cështjen. Moskryerja e të gjitha veprimeve të nevojshme nga prokuroria dhe mosparaqitja që lidhen me kryerjen e veprës mund dhe realisht ndikojnë në përfundimet e gjykatës, e cila, ndonëse ka të drejtë të marrë edhe vetë prova të reja, nuk mund të zëvendësojë në marrjen e tyre organin e prokurorisë. Në këtë drejtim duhet pasur parasysh para gjykatës bazohet në sistemin akuzator, gjë që del nga neni 148 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas të cilit:”Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të Shtetit.
Rrethanat e bashkëpunimit, në kryerjen e një vepre penale, megjithëse moment që përbën element të së drejtës material penale, i cili shërben si rrethanë cilësuese apo si rrethanë rënduese), ështe moment prania ose jo e të cilit në cdo rast konkret duhet ti nënshtrohet procesit të të provuarit, duke u respektuar nga organi procedues. Të gjitha rregullat procedural që ai duhet të zbatojë për realizimin e procesit të të provuarit në terësi, të të gjithe gamës që përmban cdo cështje konkrete, duke I dhënë përgjigje të bazuar në prova secilës prej pyetjeve që përmbajnë atë që në doktrinë quhet “formula shtatënyjëshe romake”: cfarë?, ku?, kur?, me se?, kush dhe pse ka ndodhur vepra penale? , njëlloj sikurse duhet të veprojë edhe përsa i përket edhe elementëve të tjerë të figurës së veprës penale për të cilën është akuzuar subjekti i saj. Prej kësaj del edhe pyetja “Kush?”, e cila përfshin jo vetëm ekzekutorin , por edhe bashkëpunëtorët me të ne kryerjen e veprës penale, pavarësisht rolit të secilit prej tyre duhet ti nënshtrohet të gjitha rregullave të procesit të të provuarit.
Në përfundim duhet të kuptojmë se, në cdo rast, kur personi akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëpunim, rrethana e bashkëpunimit do ti nënshtrohet parimit të prezumimit të pafajsisë, pra duhet të provohet edhe bashkëpunimi duke treguar se kush është bashkëpunëtori.
Punoi: Ergin Nallbani