Artikuj Ligjor

Your search results

Trashegimia testamentare (Llojet e testamentit).

Posted by admin on 6 Maj, 2019
| Ligj
| 0

Termi testament vjen nga latinishtja testamentum. Fillimisht është hasur ne Romën e Lashtë i cili tregonte deklarimin në favor të një ose me shumë trashëgimtarëve duke dëshmuar që deklarimi mbante vullnetin e fundit dhe për këtë kërkonte miratimin e dëshmitarëve që thirreshin.

Sipas kuptimit të dhënë ne fjalorin e gjuhës së sotme shqipe testamenti përkufizohej si dokumenti zyrtar që bën trashëgimlënësi me anën e të cilit ai me vullnetin e tij i le pas vdekjes pasurinë a sendet vetjake dikujt tjeter.Pra me testament kuptojmë amanetin e fundit para vdekjes së testatorit.

Testamenti njihet në të gjitha legjislacionet si një shprehje urdhri e dëshirës së fundit, me anë të të cilit një person (trashëgimlënësi) bën ndarjen e pasurisë së tij pas vdekjes. Testamenti është shprehje e njëanshme e vullnetit, e dhënë natyrisht në një formë të caktuar që e imponon ligji dhe që ka për qëllim të krijojë një rend tjetër të trashëgimisë, të ndryshëm nga ajo ligjore, por me trashëgimtarë ligjorë, dhe në mungesë të tyre në favor të çdo personi fizik ose juridik.

Në legjislacione të ndryshme gjejmë një larmi formash testamentesh, nga ato më të vjetërat dhe deri tek ato më bashkëkohoret, të bëra pjesë e legjislacioneve të brendshme kombëtare, edhe si rezultat i ratifikimit të konventave ndërkombëtare.

Forma më tipike dhe që vazhdon edhe sot e kësaj ditë të jetë e pranishme në të gjitha legjislacionet është forma e testamentit ollograf.

Testamenti ollograf. PĂ«rcaktimi mĂ« i zakonshĂ«m qĂ« jepet pĂ«r testamentin ollograf ështĂ«: “Testamenti Ă«shtĂ« i vlefshĂ«m nĂ« qoftĂ« se testatori e ka shkruar atĂ«, datuar dhe nĂ«nshkruar me dorĂ«n e vet. Data e testamentit duhet tĂ« tregojĂ« ditĂ«n, muajin dhe vitin. NĂ«nshkrimi duhet të pĂ«rmbajĂ« mbiemrin e testatorit si dhe tĂ« paktĂ«n njĂ«rin prej emrave tĂ« tij dhe duhet vĂ«nĂ« nĂ« fund tĂ« testamentit”. KĂ«shtu, testamenti ollograf, duhet tĂ« shkruhet tĂ«rĂ«sisht me dorĂ«n e testatorit. NĂ« lidhje me datĂ«n parashikohet qĂ« ajo duhet tĂ« pĂ«rmbajĂ« tre elementĂ«: (1) ditĂ«n, (2) muajin, dhe (3) vitin. Pak rĂ«ndĂ«si ka vendi ku vendoset data nĂ« testament ose mĂ«nyra e tregimit te saj. Kur data Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« jashtĂ«, pa e pĂ«rmendur ose pa dashje, nĂ« jurisprudencĂ« ekziston mendimi, se: “[
] kjo mungesĂ« mund tĂ« rregullohet ose kompletohet nĂ« pĂ«rputhje me pĂ«rcaktimin e elementeve të brendshme tĂ« vete testamentit, ose te elementeve tĂ« jashtme, duke mbĂ«shtetur elementet e brendshme”. Testamenti duhet tĂ« jetĂ« nĂ«nshkruar me dorĂ«n e testatorit.

Nder lloje te tjera te testamenteve pervec atij ollograf jane:

Testamenti autentik. Testamenti autentik konsiderohet si një akt solemn, i cili merret nga dy noterë ose nga një noter dhe/ose në prani të dy dëshmitarëve. Duhet thënë që një testament i tillë i nënshtrohet një formaliteti të përpiktë.
Noteri i dytë, ose dëshmitarët shërbejnë për vlefshmërinë e aktit, ndaj duhet të jenë të pranishëm gjatë hartimit, përpilimit, diktimit, shkrimit, leximit dhe firmosjes së tij.

Kjo formë testamenti kërkon që dëshmitarët duhet të jenë:

    • persona madhorĂ«, qĂ« kanĂ« mbushur moshĂ«n 18 vjeç dhe nuk u Ă«shtĂ« hequr
      zotësia për të vepruar ;
    • dinĂ« tĂ« shkruajnĂ« dhe tĂ« lexojnë ;
    • kuptojnĂ« gjuhĂ«n e testamentit.

Testamenti mistik.Kjo formë testamenti, njihet në të drejtën franceze (Neni 976-980 K.C.Fr), në të drejtën italiane (Neni 604 K.C.I), në të drejtën greke (Neni 1738 i K.C.Gr). Testamenti mistik ka përparësi në krahasim me testamentin ollograf, sepse ai bën të mundur ruajtjen e tij si një sekret. Mosndërhyrja e noterit në këtë testament e bën njëkohësisht, që edhe të ndryshojë nga testamenti autentik, të cilin noteri e përpilon vetë, mbi bazë të vullnetit të testatorit.

Testamenti internacional është një formë testamenti, i cili ka fituar të drejtën e qytetarisë, si rezultat i ratifikimit nga një numër i konsiderueshëm shtetesh të Konventës së Washingtonit (26 tetor 1973). Përveç kësaj, testatori mund të autorizohet nga ligji, nën të cilin është caktuar noteri, për të autorizuar një person tjetër të nënshkruajë në vend të tij. Dëshmitarët dhe noteri duhet aty për aty të vërtetojnë testamentin, duke nënshkruar në praninë e testatorit.

Testamenti oral (nuncupative mund të përdoret në rrethana të jashtëzakonshme, që pengojnë përdorimin e formave të zakonshme, si për shembull, rreziku i një vdekjeje për shkak epidemie, ndërprerja e komunikacionit, gjendje lufte.Testatori deklaron vullnetin e tij në prani të 2 (dy) dëshmitarëve, të cilët më pas janë të detyruara ta deklarojnë këtë vullnet përpara një autoriteti publik-noterit.

Testamenti gjyqĂ«sor. Prania e kĂ«saj forme i referohet rastit, si kur testatori di tĂ« lexojĂ«, ashtu dhe rastit kur testatori nuk di tĂ« lexojĂ«. NĂ« ratin kur testatori di tĂ« lexojĂ«, testamentin e pĂ«rpiluar, gjyqtari ia lexon testatorit dhe e njofton atĂ« nĂ« lidhje me pasojat juridike tĂ« tij. Pasi testatori e lexon dhe e nĂ«nshkruan testamentin, gjyqtari shĂ«non nĂ« testament qĂ« testatori e ka lexuar dhe e ka nĂ«nshkruar atĂ« nĂ« praninĂ« e tij. NĂ« rast se testatori nuk di tĂ« lexojĂ«, testamentin qĂ« gjyqtari ka pĂ«rpiluar ia lexon testatorit nĂ« praninĂ« e dy dĂ«shmitarĂ«ve. Testatori nĂ« praninĂ« tĂ« kĂ«tyre dĂ«shmitarĂ«ve e nĂ«nshkruan testamentin ose vĂ« nĂ« ‘tĂ« shenjĂ«n e gishtit tĂ« vet’, pasi tĂ« deklarojĂ« se ky Ă«shtĂ« testamenti i tij. DĂ«shmitarĂ«t duhet ta nĂ«nshkruajnĂ« testamentin.

Testamenti me akt noterial. Kjo formë testamenti lidhet me praninë e noterit, përpara të cilit testatori deklaron vullnetin e tij. Formaliteti i kësaj forme është i thjeshtë. Noteri pasi bindet për aftësinë mendore të testatorit, dhe moshën e kërkuar nga ligji (në bazë të dokumentet që i paraqitet nga testatori) i shpjegon atij kërkesat ligjore. Më pas ai është merr vullnetin e testatorit, duke përpiluar testamentin me akt noterial.

Testamentet e posaçme. Krahas testamenteve të bëra në rrethana normale/zakonshme, lind nevoja që testamentet të bëhen edhe në rrethana të diktuara nga kushte të posaçme.

 

Autor: Joana Grabova

Lexo me Shume Artikuj

Compare Listings