Artikuj Ligjor

Your search results

Politikat E Privatësisë Dhe Përputhshmëria (Compliance) Me Legjislacionin Për Te Dhënat Personale

Posted by admin on 6 Maj, 2019
| Ligj
| 0

Tregtia apo veprimtaritë ekonomike ne përgjithësi ishte një veprimtari me e thjeshte nga ç‘është tani, palët e interesuara tregtari dhe konsumatori, takoheshin dhe ne prezence te një ri-tjetrit binin dakord për transaksionet ekonomike qe do te kryenin dhe gjithçka përfundonte, kjo deri me shpikjen e pajisjeve elektronike dhe komunikimin ne largësi.

Me shpikjen e tyre, veçanërisht internetit si shërbim për konsumatorin dhe me aksesin gjithmonë e ne rritje, një pjese e rëndësishme e tregtisë dhe veprimtarisë ekonomike tashme kryhet ne distance, e cila e ka eliminuar nevojën e takimit dhe pranisë ne një vend te caktuar, dhe si rrjedhoje gjithçka kryhet ne boten virtuale. Kjo ka sjelle nevojën për mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e te dhënave te konsumatorit për funksionimin e gjithë kësaj veprimtarie e cila sa vjen e po behet me e shpejte dhe me komplekse.

Për te shmangur rreziqet qe mund te vijnë nga mbledhja, ruajtja dhe përpunimi i te dhënave, sidomos me masivizimin e shkëmbimit te informacionit, ku tashme ky i fundit është kthyer ne një komoditet, është jashtëzakonisht e nevojshme qe te mos abuzohet me këto te dhëna personale, gjë e cila u sigurua me rregullimin me ligj te marrjes, ruajtjes dhe përpunimit te te dhënave personale, ne mënyrë qe palët qe marrin pjese ne shkëmbime te natyrës tregtare por jo vetëm kaq, te kishin sigurinë qe me te dhënat e tyre nuk do te këtë abuzime.

Si pasoje e gjithë kësaj, është bere dhe do vazhdoje te jete gjithmonë e me shume e nevojshme, sidomos për ofruesit e produkteve dhe shërbimeve ne këto platforma, qe për marrjen, ruajtjen dhe përpunimin e tyre te zhvillojnë politikat e tyre te privatësisë, si një detyrim ligjor ky i cili rrjedh drejtpërdrejt nga ligji për mbrojtjen e te dhënave personale, i cili e vendos këtë detyrim mbi atë qe i merr, ruan apo përpunon këto te dhëna, qe ne rastin e një veprimtarie me natyre tregtare janë kompanitë apo personat fizik qe ofrojnë produkte dhe shërbime.

Le te supozojmë për një moment se jeni një person fizik apo shoqëri, qe deri me tani keni ofruar produktet dhe shërbimet ne tregun Shqiptar, dhe me zhvillimin e telekomunikacionit dhe internetit keni pare qe gjithmonë e me shume po blihet nga telefoni apo interneti dhe vendosni qe këto shërbime apo produkte qe ju ofroni t’i shisni nëpërmjet këtyre mënyrave. Kjo bën pjese ne atë qe quhet “e-commerce” apo tregtia elektronike dhe ju sapo jeni bere pjese e saj, dhe për te bere te mundur ofrimin e produkteve apo shërbimeve tuaja një fushe sa me te gjere konsumatorësh, por edhe atyre ekzistues, për t’i identifikuar ata do te ju duhen te dhënat e tyre personale, por jo vetëm ndonjëherë edhe preferencat e tyre për produkte apo shërbime te ndryshme. për te bere këtë ju duhet qe këta klientë apo konsumatorë, ju t’i njoftonte qe me përballjen e tyre te pare me faqen tuaj apo platformën ku konsumatorët bien ne kontakt me produktet apo shërbimet tuaja, qe te dhënat e tyre do te merren, ruhen apo përpunohen, ne mënyrë qe te jeni ne përputhje me ligjin.

Për te arritur këtë qellim ju duhet te hartoni një politike privatësie, e cila te jete ne përputhje me kërkesat e ligjit për te dhënat personale sidhe ligjit për tregtinë elektronike. Ne mënyrë qe kjo përpjekje te jete e suksesshme, juve do te ju duhet qe se pari t’i njoftoni ata se kontakti me faqen apo platformën tuaj, nënkupton qe përdoruesit duhet te marrin ne konsiderate kushtet dhe afatet qe aplikohen për te dhënat personale ne baze te politikes tuaj te privatësisë, sidhe faktin qe ata duhet te shprehin vullnetin e tyre ne lidhe me faktin nëse ata janë dakord me politikat e privatësisë apo jo dhe se vazhdimi i përdorimit te platformës apo faqes, do te konsiderohet si një pranim “de facto” me veprime konkludente i politikave te privatësisë.

Por vetëm njoftimi nuk mjafton qe marrja e te dhënave te jete ne përputhje me ligjin, kushtet dhe afatet e vendosura ne politikat e privatësisë duhet qe te jene hartuar ne mënyrë te atille qe te jene te qarta dhe te kuptueshme, për konsumatorin me njohuri mesatare për përdorimin e te dhënave personale. Gjithashtu duhet te mbahet parasysh qe këto politika te përfshijnë: Te dhënat personale qe do te merren; arsyeja e marrjes dhe përdorimit te tyre; koha e fillimit te marrjes dhe kohëzgjatja e ruajtjes se tyre; qëllimi i përdorimit te tyre; përgjegjësia për saktësinë e te dhënave; dhënia e pëlqimit ne çdo kohe për vazhdimin e mëtejshëm te përdorimit te te dhënave; pasojat qe rrjedhin nga mosdhënia e pëlqimit si p.sh ndërprerja e ofrimit te shërbimeve dhe produkteve ne vazhdim; detyrimet e palëve ne lidhje me këto te dhëna; te drejtat e konsumatorit ne lidhje me përdorimin e te dhënave.

Ne përfundim, tregtia elektronike është një fusha qe sa vjen dhe behet akoma dhe me e rëndësishme, ndaj dhe duhet një përgatitje e mire nga ana e kompanive për t’u mbrojtur dhe përjashtuar mundësinë e padive nga ana e konsumatorit, pikërisht duke i paraprirë me hartimin e politikave te privatësisë ne përputhje me legjislacionin.

 

Autor: Klodian Xhini

Lexo me Shume Artikuj

Compare Listings