Artikuj Ligjor

Your search results

“Mbrojtësi i zgjedhur nga i pandehuri”

Posted by admin on 6 Maj, 2019
| Ligj
| 0

Sipas nenit 48 të Kodit të Procedurës Penale, i pandehuri ka të drejtë :

– Të zgjedhë jo më shumë se dy mbrojtës
– Zgjedhja duhet të bëhet para organit procedues ose me akt të dhënë mbrojtësit ose të dërguar atij
rekomandë.
– Zgjedhja e mbrojtësit për personin e ndaluar, të arrestuar ose të dënuar me burgim, derisa ky
person nuk e ka bërë vetë zgjedhjen, mund të bëhet nga një i afërm i tij, në format e parashikuara
nga paragrafi 2 i këtij neni.

Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale përcaktojnë të drejtën e të pandehurit për tu mbrojtur në gjykim nga mbrojtësi i cili ndihmon atë që ti garantohen të drejtat proceduriale dhe ti ruhen interesat ligjorë dhe kjo parashikohet në nenin 6/1 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit i pandehuri ka të drejtë të mbrohet vetë ose me ndihmën e mbrojtësit. Kur i pandehuri e zgjedh vetë mbrojtësin, në bazë të nenit 50/1 të Kodit Penal, ky ka të drejtat që ligji i njeh të pandehurit përveç atyre që i rezervohen personalisht
të pandehurit. Kur i pandehuri i jep tagër mbrojtësit ta përfaqësojë në gjykim dhe në mungesë të tij, kjo e
drejtë realizohet me praninë e mbrojtësit pa qënë e domosdoshme prezenca e të pandehurit dhe në këtë
rast gjykata deklaron mungesën e vazhdon gjykimin me pjesëmarrjen e mbrojtësit. Kjo del edhe nga përmbajtja e nenit 352 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit: “Kur i pandehuri kërkon ose jep pëlqimin që shqyrtimi gjyqësor të bëhet në mungesë të tij përfaqësohet nga mbrojtësi.”

Gjykata në çdo rast duhet të tregojë kujdes për të pasqyruar arsyet e mosparaqitjes së mbrojtësit të të
pandehurit. Akoma edhe më e rëndësishme është rasti i largimit të mbrojtësit dhe i pandehuri vazhdon
gjykimin vetë. Në këto raste gjykata duhet të jetë e kujdesshme për të sqaruar rrethana të tilla dhe duhet të bëjë kujdes që të pandehurit ti krijohet mundësia e mbrojtjes. Në rast se gjykata konstaton se mbrojtësi ka patur dijeni për seancën gjyqësore dhe nuk është paraqitur pa treguar arsye të ligjshme, atëherë kjo stiuatë nuk pengon gjykatën që të vazhdojë gjykimin duke caktuar një mbrojtës kryesisht. Por gjithsesi kjo situatë e re në lidhje me zëvendësimin e mbrojtësit duhet ti njoftohet të pandehurit në rast se ai nuk është i pranishëm në seancë gjyqësore.

Në rast se pas caktimit të mbrojtësit kryesisht, paraqitet një mbrojtës i caktuar nga i pandehuri apo familjarët e tij, gjykata duhet tu vërë atyre në dispozicion një kohë të përshtatshme për tu njohur me aktet e çështjes me qëllim për të përgatitur mbrojtjen. Kjo gjë nuk mund të bëhet kur mbrojtësi është rifutur përsëri si mbrotësi I të pandehurit.

 

Autor: Ergin Nallbani

Lexo me Shume Artikuj

Compare Listings