Artikuj Ligjor

Your search results

Roli i Gjykatës në procedurën e thjeshtëzuar të likuidimit

Posted by admin on 2 Maj, 2019
| Ligj
| 0

Në dispozitat e ligjit nr.9901/2008 “Për tregtarë dhe shoqëritë tregtare” është parashikuar procedura e thjeshtëzuar e likuidimit. Ligjvënësi e ka parashikuar këtë procedurë të veçantë likuidimi, të përshpejtuar, me qëllim mbylljen sa më shpejt të një aktiviteti për të cilin të gjithë ortakët kanë rënë dakord si në lidhje me procedurën ashtu edhe në lidhje me substancën. Ligji ka përcaktuar si organ kompetent që ligjëron përfundimisht këtë procedurë gjykatën.

Në një vështrim krahasues ndërmjet procedurës së thjeshtëzuar të likuidimit me procedurën e zakonshme të likuidimit, arrijmë në konkluzionin së tek procedura e thjeshtëzuar nuk është nevoja e emërimit të një likuiduesi.

Referuar dispozitave ligjore përkatëse që rregullojnë likuidimin e thjeshtëzuar, përcaktohet se likuidimi i thjeshtëzuar lejohet vetëm nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët. Pra, nga ana proçedurale, kërkohet që të kemi një vendimi unanim i gjithë ortakëve ose aksionarëve të shoqërisë. Gjithashtu, dispozita ligjore kërkojnë që nga ana e ortakëve të shoqërisë të deklarohet para gjykatës se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve dhe punëmarrësve janë përmbushur. Pra, kemi dy kushte të tjera kushte kumulative, që duhet të qëndrojnë së bashku, së pari që të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve të jenë shlyer si dhe që të gjitha detyrimet ndaj punëmarrësve të jenë shlyer.

Nga ana e ligjvënësit në dispozitat që rregullon këtë procedurë ka lënë hapësira për interpretim në lidhje me sanksionet që zbatohen në rast se deklarata se janë shlyer të gjitha detyrimet e shoqërisë, del se është e pasaktë.

Siç përmendem edhe më lartë ligji ka përcaktuar si organ kompetent që ligjëron përfundimisht këtë procedurë gjykatën. Në këtë rast, çfarë duhet të bëjë gjykata?

Nga praktika gjyqësore rezulton që të jenë mbajtur dy qëndrime të ndryshme, edhe pse rredhënat e faktit kanë qenë të ngjashme:

a) Qëndrim i parë, sipas këtij qëndrimi gjykata është mjaftuar me deklaratën e ortakëve të shoqërisë që nuk kanë detyrime, duke administruar vetëm këtë deklaratë. Gjykatat në argumentimin e vendimit të tyre janë shprehur se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 204/1 të LTSHT, sipas të cilit shoqëria tregtare mund të likuidohet nëpërmjet një procedure të përshpejtuar, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit. Sipas kërkesave të ligjit, ortakët e shoqërisë kanë deklaruar, me anë të një deklarate të hartuar sipas ligjit, se kanë shlyer të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve, si dhe ka rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit e saj.

b) Qëndrimi i dytë, sipas këtij qëndrimi gjykata ka vendosur të administrojë edhe prova të tjera dhe nuk është mjaftuar vetëm me deklaratën e lëshuar dhe paraqitur para saj nga administratori i shoqërisë.

Pra, siç shikohet nga parashtrimi i mësipërme që është në vlerësimi të gjykatës nëse ajo do të bëje një hetimi gjyqësor më të plotë apo të mjaftohet vetëm me kostatimin e thjeshtë nesë janë paraqitur aktet që kërkohen nga ligji apo jo. Ndodhemi përpara kësaj situate, sepse ligji nuk ka ezauruar në mënyrë të plotë roli që duhet të këtë gjykata në këtë procedurë të vecantë likuidimi.

 

Autor: Zamira Lila (Saraci)

Lexo me Shume Artikuj

Compare Listings