Artikuj Ligjor

Your search results

Krahasimi mes Kodit Civil Shqiptar dhe atij Francez.

Posted by admin on 2 Maj, 2019
| Ligj
| 0

Sipas Kodit Civil Francez përkufizimi i Kontratës jepet kështu “Një marrëveshje përmes se cilës një  apo disa persona detyrohen, përkundrejt një apo disa te tjerëve, te japin, te kryejnë apo të moskryejnë diçka” duke e bërë kontratën të duket si një marrëveshje e cila prodhon efekte ligjore ndryshe nga shume marrëveshje të tjera të cilat nuk krijojnë asnjë detyrim juridik. Melanges Michel Cabrillac thotë se përkufizimi i bërë nga kodi Civil Francez është i duhuri kur përdoret sinonimi marrëveshje në rastin konkret mbasi ka marrëveshjë që nuk prodhojnë efekte ligjore si ato qe lindin në marrëdheniet shoqërore apo familjare.

Ka detyrime të tjera te cilat nuk i përkasin tërësisht një grupi ; i tille është detyrimi për ruajtjen e nderit ku nësë i japim mundësi vetes për një kthim në kokë dhe gjejmë të arsyeshme të bëjmë një paralelizëm me të drejtën zakonore shqiptare . Nderi ishte aq i rëndësishëm për ne ( sic dhe vazhdon te kete te njëjtën peshe ne ditët e sotme) saqë merrte trajtat e një detyrimi të mirëfilltë.

Kodi Civil Shqiptar ne nenin 659 te tijin përkufizon kontratën si veprimin juridik me anë të së cilit një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike duke na vënë përballe tre situatave:

1. Krijimi i një marrëdhënie juridike e cila sjell detyrime mes palëve
2. Ndryshimi i marrëdhënieve juridike aktuale, ekzistuese të detyrimeve të përcaktuara
3. Shuarja e marrëdhënies së detyrimeve

Që një kontratë të ekzistojë ka një kusht kryesor e shumë të rëndësishëm për tu përmendur : pëlqimin midis palëve dhe lindur nga kjo shpjegoj teorinë e autonomisë së vullnetit. Kontrata lidhet me vullnetin e lirë të palëve nënshkruese duke u marr përsipër prej tyre detryrimet dhe të drejtat . Origjina e teorisë së teorisë së autonomisë së vullnetit gjendet tek kanonistët ; kontraktuesi do të kryente mëkat në rast se sdo të mbante fjalën e dhënë ai do të ish gënjeshtar “Pacta Sunt Servanda”.

Më shumë së kaq vullneti i lire i ka rrënjët në të drejtën natyrore laike dhe në filozofinë e iluministëve “Njeriu është i lirë dhe nuk mund të lidhet veçse pas dickaje që ka dashur “. Rrjedhimisht merr fuqi vullneti ynë i lirë, ai që ne shprehim në forma të ndryshme që duke u parë në kontekstin juridik përcon efekte të pranuara nga palët nënshkruese. Shumë pasoja juridike rrodhën nga teoria e autonomisë së vullnetit:

1. Parimi i lirisë kontraktore : marrëdhëniet kontraktore qe lindin midis individëve i lihen vullnetit të tyre të lirë dhe legjislatori ndërhyn sa më pak të jetë e mundur.
2. Parimi i konsensualizimit: Mjafton vetëm vullneti i lire, i plotë i një përsoni kur ai bie dakort të marr përsipër detyrime dhe kontrata bëhet e vlefshme pa iu nënshtruar asnjë kërkese tjetër apo kushti të formës.
3. Parimi i forcës detyruese të kontratës: Në momëntin që palët nenshkruajnë dhe marrin përsipër detyrime “marrëveshjet e formuara ligjërisht marrin vendin e ligjit mes atyre që i kanë lidhur” sipas Kodit Civil neni 1134.
4. Parimi i efektit relativ të kontratës: Kodi Civil Francez, neni 1165 “ Marrëveshjet kanë efekt vetëm mes palëve nënshkruese”.

Autorët e Kodit Civil si Pothier dhe Domat , interpretuesi, dhe te tjerë i referohen në shumicën e kapitullit të kontratës pikërisht teorisë së autonomisë së vullnetit; dukë bërë një paralelizëm me atë qe parashikon dhe kodi yne Civil.

E megjithatë në fund të shekullit të XIX u zhvilluan kritikat doktrinarë të cilat shprehnin pakënaqësitë e punëtorëve mbi kontratat e punës të diktuara vetëm nga vullneti i punëdhënësit. Për pasojë erdhi zbutja juridike dhe autonomia e vullnetit u zbeh. U bë standartizimi i kontratës, zhvillimi i kontratave tip, modeleve të kontratave të vendosura nga kompani të mëdha profesionale etj.

Në nenin 1134 te Kodit Civil thuhet se kontrata është e detyrueshme e jo që kjo forcë fitohet vetëm prej vullnetit të palëve. Njësoj shihet edhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë ku përpos vullnetit të lirë të palëve nevojitet kushte të tjera që kontrata të marr trajtën e saj të plotë të fuqisë
juridike:

1. Te jetë e mbështetur mbi një shkak të ligjshëm
2. Të jetë përcaktuar objekti që formon lëndën e kontratës
3. Të ketë formën e caktuar ligjore

Të dy kodet, ai Civil Francez dhe Shqiptar takohen në pika të përbashkëta dhe ndonëse të ndarë ecin paralelisht më njëri tjetrin. Në kohën kur kontrata mori një tjetër nocion dhe u zhvillua me tepër se kaq siç dhe e kam shtuar me sipër analizojmë më tej.

Shkaku i ligjshëm nënkupton që përmbajtja e kontratës të jetë në pajtim me ligjin, me parimet politike të shtetit, me interesat e palëve që nënshkruajnë këtë kontratë si dhe rregullat e moralit që nuk duhen lënë pa u përmendur. Neni 1108 i Kodit Civil Francez lidhet me nenin 1131 të po këtij Kodi duke mundësuar një lidhje mes të dyja dispozitave “kushti i ligjshëm në marrëdhënien e detyrimit” me “marrëdhënia e detyrimit e ngritur pa shkak ose mbi një shkak të rremë ose mbi një shkak të paligjshëm nuk mund të ketë efekt”. Teoria moderne e shkakut thotë se shkaku është subjektiv por ëdhe konkret mbasi ai ndryshon për cdo kontratë. Arsyet për të cilat palët hyjnë në një marrëveshje apo në një marrëdhënie kontraktore janë të ndryshme dhe kjo pjesë nuk duhet të ngatërrohet me shkakun.

Neni 678 i Kodit Civil Shqiptar citon ”Objekti duhet të jetë i përcaktuar , i përcaktueshëm dhe i mundhsëm” paralelisht neni 1108 i Kodit Civil Francez kuptimin e objektit e jep si “objekti duhet të jetë i sigurt dhe të formojë lëndën e marrëveshjes së detyrimit”. Nga ana tjetër objekti duhet të jetë i ligjshëm. Vetëm sendet brënda qarkulliit civil mund të jenë objekt marrëveshjesh , sendet jashtë qarkullimit civil për shkak të nevojës për një rend publik do të ishin sendet pronë shtetërore dhe sende të tilla që prodhohen për shembull substancat narkotike, armët dhe drogat e ndryshme. Ka dhe arsye të tjera të cilat nuk janë fort të njohura për doktrinën shqiptare të tilla si sendet që janë jashtë qarkullimit civil për shkak të natyrës së tyre të shenjtë e megjithatë kjo kategori ka tendencë të zvogëlohet kryesisht vitet e fundit me evolimin e shkencës dhe merkantilizmit. Përjaashtohet ëdhe trupi njerëzor ku vetë kodi Civil Francez ne nenin 16 shprehet se marrëveshjet që kanë si qëllim të përdorin vlerat e trupit njerëzor apo elementëve dhe pjesëve të tij , janë absolutisht të pavlefshme”.

Për sa i përket kushtit të fundit duhet që kontrata të ketë formën e caktuar ligjore, të jetë formale në
mënyrë që të ketë efekt vlefshmërie dhe provueshmërie.

 

Autor: Klea Caushi

Lexo Me Shume Artikuj

Compare Listings