Sipas ligjit model me qira financiare do të kuptojmë një transaksion në të cilin një person i siguron një personi tjetër të drejtën e përdorimit dhe posedimit të një sendi për një afat të caktuar kundrejt qirasë.
Në legjislacionin shqiptarë termi i qirasë financiare përmendet për herë të parë ne Kodin Civil të RSH, neni 849 brenda të njëjtit kapitull si kontratë qiraje. Duke ju referuar këtij neni, është qartësisht evidente që ju referohet një lloji të leasingut ,që është leasing financiar. Paragrafi i parë i nenit 8499 nuk bën dallim midis asaj që njihet si qira financiare ose qirasë së zakonshme. Paragrafi i dytë dhe i katër e bëjnë të qartë se kjo dispozitë në Kodin Civil bën rregullimn e qirasë financiare.
Ligji nr.9396 ,datë 12.05.2005 “Për Qiranë Financiare “në nenin 1/11 e përkufizon qiranë si një marrëdhënia juridike, sipas së cilës qiradhënësi i blen furnizuesit një send të përzgjedhur nga qiramarrësi pranë furnizuesit dhe ia jep atë qiramarrësit për ta përdorur për një afat të caktuar, kundrejt një çmimi të caktuar në kontratë dhe, me mbarimin e afatit të kontratës, qiramarrësi mund ta blejë sendin, të vazhdojë ta mbajë me qira për një afat tjetër ose t’ia kthejë atë qiradhënësit.
Sipas legjislacionit dhe doktrinës shqiptare ekzistojnë tre element që duhen të shqyrtohen kur është duke u analizuar një marrëdhënie ligjore: subjekti, objekti dhe përmbatja e saj. Duke ju referua objektit të kontratës shohim se ekziston një dallim midis ligjit shqiptare dhe ligjit model për qiranë financiare. Ligji model për qiranë financiare në nenin dy send konsideron të gjithë pasuritë e përdorura në zeje, tregti ose në bisnezin e qiramarrësit, duke përfshirë sendet e paluajtshme, asetet e kapitalit, pajisjet, asetet e ardhshme, posaçërisht asetet e prodhuara, bimët dhe kafshët e gjalla dhe të palinduara.Përkufizimi i sendit nuk përfshin paratë ose letrat me vlerë. Ligji për qiranë financiare në nenin 1/16 e konsideron si send cdo send të luajtshëm dhe të paluajtshme objekt të qirasë financiare. Nenet 6 dhe 7 përcaktojnë një afat minimal të kontratës së qirasë financiare duke bërë dallimin bazuar nësë sendi është i luajtshem ose i paluajtshëm dhe në përputhje me normën e konsumit të sendit.
Duke ju referuar dispozitave të lartpërmendura dallimi i parë që shohim lidhet me sendet e ardhshme. Ligji shqiptarë nuk ka përfshirë në mënyrë eksplicite asetet e ardhshme ,por kjo nuk mund të merret si përjashtim duke pasur parasysh neni 680të KC të RSH që parashikon “Kontrata mund të përmbajë detyrime për pasuritë ë të ardhme, përveç kur ndalohet shprehimisht me ligj”. Prandaj mund të themi se një pasuri e ardhshme mund të jetë objekt i kontratë qirajë.
Diferenca e dytë dhe më e debatueshmë është fakti që ligji shqiptarë nuk ka përjashtuar investimet e letrave me vlerë dhe duke iu referuar parimit të së drejtës civile “Ajo që nuk është e lejuar, lejohet” ne mund të marrim përshtypjen e gabuar, se edhe letrat me vlerë mund të jetë objektë i kontratës së qirasë financiare. Një ananlizë më e detajuar mbi letrat me vlerë do të arrijmë në përfundimin që këto nuk mund të jenë objekt i kontratës së qirasë financiare. Letrat me vlerë si sende jomateriale nuk mund të jenë objektë i një kontratë qirajë, sepse ato nuk mund të përmbushin kërkesat kryesore të një kontratë qiraje.
Një shqetësim tjetër me asete që i nënshtrohen kontratës së qirasë financiare janë patentat, market dhe shpikjet e tjera. Kategora e aseteve jomateriale nuk mund të jenë objekt i një kontratë qiraje. Kjo sepse, në ligj kemi parashikimin i cili thotë se në fund të periudhës së kontratës së qirasë financiare, qiramarrësi mund të blejë sendin duke paguar cmimin e përcaktuar në kontratë .
Lidhur me subjektet e kontratës së qirasë financiare, të cilat janë qiramarrësi, qiradhënësi dhe furnizuesi. Nuk ka ndonjë dallim midis legjiislacionit shqiptarë dhe ligjit model për qiranë financiare për qiramarrësit dhe furnizuesit. Ndryshimi i vetëm është tek qiradhënësi. Sipas ligjit shqiptarë për qiranë financiare, qiradhënësi është person juridik që ka dhe ruan të drejtën e pronësisë mbi sendin gjatë afatit të kontratës së qirasë, sipas kushteve të përcaktuar në kontratë. Gjithashtu është edhe neni 3/2 i cili parashikon që qiramarrësi nuk është institucion financiar ose bankë, nuk mund të kryejë veprimtari tjetër përveçse atë të qirasë financiare, i cili në castin e regjistrimit si person juridik ,duhet të ketë një capital jo më të vogël se 20 000 000 lekë.
Këto dy dispozita e bëjnë të qartë se ligji shqiptarë për qiranë financiare kërkon që qiradhënësi të jetë një përson juridik i regjistruar dhe nuk lejon që një individë të veproje si qiradhënsës.Nga ana tjeter,ligji model për qiranë financiare, përvec subjekteve juridik privat ose publikë, që mund të jenë në cilësinë e qiradhënësit, përfshin edhe individët. Përjashtimi i individëve si qiradhënës në ligjin shqiptarë bëhet në mënyrë që të ketë një monitorim më të mirë të transksioneve të qirasë finanicare në të gjitha rastet kur leasing ushtrohet si aktivitet financiar. Pavarësisht nga këto dispozita në ligjin për qiranë financiare, individët mund të veprojnë si qiradhënës dhe të nënshkruajnë një kontratë qiraje finanicae në pajtim me nenin 849 të Kodit Civil, përsa kohë kjo nuk është një aktivitet financiar i qiradhënësit.
Përsa i përket të drejtave dhe detyrimeve në legjislacionin shqiptarë për kontratën e qirasë financiare është më i detajuar krahasur me ligjin model. Kjo është mjaft e kuptueshme, sepse një ligj model ndërkombëtarë nuk mund të kufizohet në renditjen e të gjithë dispozitave të mundshme të të drejtave dhe detyrimeve që palët mund të bien dakort.
Legjislacioni shqiptarë ka dhënë informacion më të detajuar lidhur me afatin e kontratës së qirasë, forma e kontratës, kushtet e domosdoshme të kontratës, të drejat dhe detyrimet e detajuar te palëve, zgjidhjen e kontratës etj.
Ligji model në neni 5 parashikon “Përve rasteve te parashikuara në nenet 7 /4 dhe 22/3 dhe ligjit kombëtare, qiradhënësi dhe qiramarrësi mund të heqin dorë ose mund të ndryshojnë efektin e këtij ligji dhe janë të lira të përcaktojnë përmbajtjen e kontratës së qirasë financiare. Ky nen njeh parimin e lirisë kontraktuale, prandaj dispozitat e këtij ligji mund të ndryshohen dhe të mos zbatohen nga palët ,kur ndërmjet tyre ka një marrëveshje. Kjo ju mundëson palëve që të organizojnë marrëdhënit ndërmjet tyre, në përputhje me interesat e tyre, por gjithmonë duke vazhduar të jenë në përputhje me ligjin model. Ky nen njeh dy përjashtime të vecanta të lirisë kontraktuale të palëve: neni 7 në lidhje me marrëveshjen e furnizimit ndërmjet qiradhënësit dhe furnizuesit dhe neni 22 në lidhje me marrëveshjen për dëmet e likuiduara. Ky nen gjithashtu i vendos lirisë kontraktuale të palëve kufizimet e detyrueshme që zbatohen në shtetin ku është lidhur kontrata.
Legjislacioni shqiptarë për qiranë financiare afron një mbrotje të gjërë në përputhje me legjislacionin ndërkombëtarë të qirasë financiare. Ndonëse legjislacioni shqiptarë nuk ka bërë një ndarje të qartë midis qirasë financiare dhe operative. Analiza e paraqitur në këtë punim, përcakton se ka nevojë për sqarimin mbi terminologjinë e përdorur në mënyrë që të shmangen të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me letrat me vlerë dhe patenat. Sa i përket llojeve të ndryshme të leasingut, një ndarje rigoroze do të lehtësoje dhënien me qira në përputhje me standartet ndërkombëtare të kontabilitëtit.
Autori: Zamira Lila (Saraçi)