Artikuj Ligjor

Your search results

Pirateria e markave tregtare dhe konkurrenca e pandershme

Posted by admin on 23 Prill, 2019
| Ligj
| 0

“Marka është zëri i kompanisë ndërsa një produkt është një suvenier.” Lisa Gansky

Sipas Konventes se Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (1967) Markat tregtare, markat e
shërbimeve, emrat komercialë dhe dizenjiet si dhe Mbrojtja kundër konkurrencës së pandershme; bejne
pjese ne ate qe quhet pronesi intelektuale. Qellimi ketij artikulli eshte te fokusohet tek Markat tregtare
dhe te pirateria e cila sjell konkurrence te pandershme .
Markat tregtare luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomitë e tregut, dhe si rrjedhoje mbrojtja e
markës tregtare sjell stimulimin dhe garancine per nje konkurence të ndershme në njërën anë, si
dhe mbrojtjen e konsumatorit në anën tjetër.
Perpos kesaj, mbrojtja e te drejtes te markes ka te beje edhe me nje nga vet funksionet e saj, pikerisht me
funksionin e te drejtës së pronës private dhe funksionin ekonomik: pra e drejta në markën tregtare
është e drejtë pronësore. Si e tillë, bartësi i të drejtës së markës tregtare gëzon të gjitha të
drejtat që i gëzon edhe bartësi i pronës së paluajtshme apo asaj të luajtshme, të drejta këto që
konsiderohen të drejta absolute subjektive. Kështu, në rradhë të parë, bartësi i markës tregtare
ka të drejtën për të ndaluar të tjerët që të përdorin markën e ngjashme që mund të shkaktoj
konfuzion në lidhje me origjinën e mallit/shërbimit.Ajo qe po ndodh perdite e me shume eshte
fenomeni i quajtur “Pirateri e markave tregtare” e cila me pak fjale eshte perdorimi i paautorizuar i
markave tregtare duke prodhuar dhe tregtuar mallra te konsumit ose duke i falsifikuar ato .
Shkeljet e rregullave themelore te konkurrences ekonomike mund te marrin forma te ndryshme duke
variuar nga aktet e paligjshme por te pademshme deri tek shkeljet me dashje qe cojne deri ne demtimin e
konkurruesit ose corientojne konsumatoret.Arsye kjo qe ka shtyre te gjithe shtetet te cilet kane vendosur
sisteme te ekonomise se tregut te krijojne nje lloj mbrojtjeje kunder praktikave te pandershme
tregtare.Ndersa ne fusha te pronesise industriale si ato qe lidhen me patentat,dizajnet apo markat eshte
rene dakort pergjithesisht qe mbrojtja te perballohet me mire nga nje statut specifik ose gjitheperfshires,
per kete arsye shume shtete kane miratuar ligje te vecanta ose kane zevendesuar ligjet e vjetra mbi
konkurrencen e pandershme : por “gjuha shkon aty ku dhemb dhembi” thote populli , si eshte kjo ceshtje
ne vendin tone, cfare ligjesh jane ndremarre per te mbrojtur te drejten e markes tregetare, dhe ajo qe na
intereson me shume sa respektohen keto ligje?
Aktualisht, të drejtat e pronësisë industriale dhe intelektuale në Shqipëri trajtohen nëpërmjet Ligjit nr.
9947, datë 7 Korrik 2008 “Për Pronësinë Industriale”, si dhe Ligjit nr. 9380 dt.28 Prill 2005: “Për të
Drejtën e Autorit e të Drejta të Tjera të Lidhura me Të”.
Ndërkohë, Institucionet kryesore përgjegjëse për administrimin dhe monitorimin e këtyre të drejtave janë:
1. Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM)
2. Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA) është një institucion qendror, person publik
juridik, i ngritur nga Ministria e Kulturës, për të përmbushur detyrimet e Shqipërisë në fushën e të
drejtave të autorit dhe zbatimit të tyre. Zyra është zhvilluar si rezultat i nevojës emergjente në
luftën kundër piraterisë dhe shkeljes së pronësisë intelektuale që ekziston në Shqipëri.
Sic e lart permendem gjithmone e me teper kemi raste te piraterise ne lidhje me marken tregtare , lidhur
me kete te fundit ,sjell ne vemendjen tuaj nje ceshtje ne vendin tone, cila ka te beje me :
“Gazment Zenelin i cili drejton kompaninë në pronësi të detergjentit ABC, pjesë e Colgate Palmolive, e
regjistruar në Shqipëri në vitin 1997, në klasën nr.3 të “preparate pastrimi dhe detergjent”, e
riregjistruar në 2007 dhe më pas, në 2017. Sipas ligjit, kjo markë është e mbrojtur deri në vitin 2027. Z.
Zeneli pretendon se e njëjta markë, në të njëjtën fushë, me emër dhe logo të njëjtë është regjistruar në
Shqipëri në vitin 2016, padrejtësisht”.
Ky rast dhe te tjera jane indici i permiresimit dhe hartimit te legjislacioneve sa me efektive dhe mbrojtese

ndaj personave te prekur nga “pirateria”. Nder legjislacione te tilla mund te permendim Konventen e
Parisit e cila bazuar ne nenet e saj ben te mundur mbrojtjen e markave nga pirateria dhe “shpetimin”e
identitetit te markes tregtare duke mundesuar mbrojtjen e saj ne cdo vend,edhe pse nuk eshte e regjistruar
ne ate .
Pavaresisht perqasjeve te ndryshme ligjjore te cilat shtetet qe kane futur mbrojtje efektive nga
konkurrenca e pandershme,kujdesen ne menyre te vecante per perforcimin e ligjit dhe zakonisht i japin
gjykatave te tyre shume diskrecion,duke perfshire dhe vendin tone. Ne lidhje me konkurrencen e
pandershme, me se shumti suksesi i nje ligji mbi konkurrencen e pandershme varet ne nje mase te madhe
nga menyra se si e trajtojne gjykatat.
Pak fjale ne nje dispozite te pergjithshme mbi shkaktimin e demit mund te jene te mjaftueshme per te
zhvilluar nje sistem te se drejtes mbi konkurrencen e pandershme.Ne boten ndryshuese te
konkurrences,edhe legjislatori me parashikues nuk mund t’i paraprije te gjithe formave te ardhshme te
sjelljes se pandershme te tregut dhe duhet te mbeshtetet mbi interpretimin e ligjit nga gjykatat.Shume
shtete,si rrjedhoje,kane plotesuar dispozitat e tyre eksplicite kunder praktikave te caktuara tregtare me nje
dispozite te pergjithshme e cila i lejon gjykatat te perfshijne forma te reja te praktikave te konkurrences se
padrejte ne sistemin e perditshem.

Autore: Joana Grabova

Lexo me Shume Artikuj

Compare Listings