Artikuj Ligjor

Your search results

Garancitë ligjore për mbrojtjen e konkurrencës

Posted by admin on 23 Prill, 2019
| Ligj
| 0

Cilat janë garancitë ligjore dhe mrbojtja e ofruar nga legjislacioni ynë për mbrojtjen e konkurrencës

A. Hyrje
Nëse jeni një biznes apo edhe konsumator Shqipëtar dhe jeni përballur më pasojat e shtremberimit të konkurrencës në tregun Shqiptar, shanset jane që ju nuk I dini të gjitha të implikimet dhe si pasojë edhe të drejtat dhe garancite ligjore për t’u mbojtur nga shtremberimet e konkurrencës. Sigurisht nuk është për fajin tuaj, kjo për mendimin tim për shkak se është një fushe që kërkon njohuri shumë teknike. Për të kuptuar më mire se për çfarë bëhet fjalë le të shohim në një mënyrë më të shtjelluar disa nga arsyet që e motivojne këtë përshtypje. Në këtë artikull të shkurter, do të shtjelloj më tej se cila është fusha e mbrojtjes ligjore e parashikuar nga nenet 638 dhe 639 të Kodit Civil dhe më pas fushën që mbulon Ligji Nr. 9121 date 28.07.2003 “për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ku ndërthuren dhe ku ndahen. Pas kesaj analize do të përfundojme më konstatimin se njohuria në lidhje më shfrytezimin e garancive ligjore për mbrojtjen e konkurrencës është shumë e vakët dhe është zhvilluar vetem në një drejtim.

B. Fusha e zbatimit
Fusha e mbrojtjes se konkurrencës në Shqipëri garantohet kryesisht nga Ligji “për mbrojtjen e Konkurrencës” (ne vazhdim Ligji për Konkurrencën) dhe nga Nenet 638 dhe 639 të Kodit Civil. Ne një ekonomi të tregut të lire është e rëndësishme që të këtë një konkurrencë të lire dhe të ndershme në treg, pasi e gjithë ekonomia e një vendi të tille është e bazuar në ndërveprimin e agjenteve ekonomike ose e shprehur në termat e ligjit, “ndërmarrjeve” që veprojne në treg. Pra që të kemi një ekonomi funskionale duhet të sigurohemi që të funksionoje tregu, pra të ketë konkurrencë ndërmjet ndërmarrjeve. Rregullimi ligjor shpaloset në dy drejtime; Se pari, në dretjim të mbrojtjes se tregut duke siguruar që të gjitha ndërmarrjet të konkurrojne më një ra-tjetren dhe kjo konkurrencë të mos I demtoje ato; Se dyti, konkurrenca në treg (apo mungesa e saj) të mos demtoje konsumin dhe konsumatorin në përgjithesi. Le të shikojme se si arrihet kjo nga legjislacioni yne. Ligji për Konkurrencën, ka si detyre të tijë të përcaktoje rregullat e sjellejes se ndërmarrjeve në treg duke synuar që të garantoje një treg të lire dhe konkurrues duke përcaktuar rregullat, institucionet që do t’i mbikqyrin keto veprimtari sidhe pasojat në rast shkeljeje të tyre. ndërsa Kodi Civil në nennet 638 dhe 39 përcakton dispozita në lidhje më konkurrencën e pandershme, e cila në kuptim të ketyre neneve të Kodit Civil, është çdo veprimtari e cila kërkon që t’i atribuoje njëres ndërmarrje apo produktit të saj cilesi që nuk I ka apo cilesite e një ndërmarrje apo produktit të një ndërmarrje tjeter, ose çdo mjet tjeter që passjell demtimin e njëres pale, pra konkurrencës. Nëse do të shohim pak më thelle në Ligjin për Konkurrencën, do të veme re që ligji zbatohet ndaj Marrveshjeve që kufizojnë konkurrencën (p.sh Kartelet), Pozites Dominuese, përqendrimet të ndërmarrjeve (Mergers and Aquisitions), më qellim që të mos abuzohet me asnjë nga këto veprimtari. Për të hetuar dhe marre masa kundrejt ketyre veprimtarive që vijne në kundërshtim më ligjin, ky I fundit ka bërë të mundur që të ngrihet dhe funksionoje një institucion që do të hetojë dhe marrë masat përkatëse në këtë drejtim, pikerisht Autoriteti I Konkurrencës. Ketu ka lindur edhe problemi kryesor që kërkoj të sqaroj nëpërmjet këtijë artikulli, ai I paqartesise në lidhje më faktin nese ky ligj shërben vetem për nisjen e procedurës se hetimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës apo mund të kemi edhe kërkime më natyrë civile përsa I përket zbatimit të dispozitave të ketijë ligji.

C. Të drejtat dhe garancitë ligjore në fushën e mbrojtjes së konkurrencës
Ne analize të asa sa tha më larte, nga njëra ane kemi dispozitat e Kodit Civil Nenet 638-639 ndërsa nga  ana tjeter Ligji për Konkurrencën I ka përcaktuar dispozita mbi konkurrencën duke përcaktuar autoritetin e Konkurrencës si një organ që heton dhe ndërmerr masa administrative ndaj subjekteve në shkelje të këtijë ligji. Kjo ka bërëtë mendohet se dispozitat e Kodit Civil do e zbatohen vetëm për kerkime më natyrë konkurrencën e pandershme ku shkaku ligjor I padisë të përdorimi I markave dhe cilesive të produktit apo ndërmarrjes nga një ra ane dhe kerkimet e atyre hetimin e konkurrencës dhe ndalimin e saj nga Autoriteti I Konkurrencës nga ana tjetër. Kjo është shumë korrekte, por nuk është e gjitha pasi Neni 638/3 I Kodit Civil, e zgjeron lojin e kërkimeve të mundshme duke e lënë ate të hapur, ndërsa vetë Ligji për Konkurrencën e nenin 65/ të tijë parashikon që palet e interesuara, pavarsisht procedures se nisur nga utoriteti I Konkurrences mundet që paralelisht të paraqesin edhe padi në gjykatë me të njëjtin shkak ligjorë dhe të kërkojnë shpërblimin e dëmit dhe ndalimin e konkurrencës së pandrejt pavarsisht përfundimit të procedures së nisur nga Autoriteti I Konkurrencës. Në përmbledhje mund të them se Ligji për Konkurrencën dhe Kodi Civil të marrë së bashku garantojnë të drejtën e ndërmarrjeve apo edhe palëve të treta që preken nga shtrembërimet e konkurrencës apo konkurrenca e pandershme, që jo vetëm të kërkojnë ndalimin e konkurrencës më ane të autoritetit por edhe të ngrenë padi më kërkim dëmshpërblimin ose fitimin e munguar paralelisht, duke kërkuar zgjerimin e kërkimit në baze të nenit 638/2 dhe zbatuar drejpërdrejt dispozitat e Ligjit për Konkurrencën po në të njëjten padi.

D. Konluzion
Ne përfundim të gjithe sa u tha më lartë, Ligji për Konkurrencën dhe Kodi Civil, ofrojnë garanci ligjore dhe mbrojtje në dy drejtime kryesore; Së pari, ata mbrojnë tregun nga shtremberimet e konkurrencës dhe interesat e konsumatoreve në përgjithesi nga deformimet e tregut si pasojë e shtremberimit të konkurrencës, gjë kjo që mund të iniciohet nga Autoriteti I Konkurrencës, ndërmarrjet apo palët e treta; Së dyti, mbrojtje individuale, me ngritjen e padisë në gjykatë si një procedurë paralele me atë të sipërpërmendur, ku pala përvec ndalimit të cënimit të konkurrencës mund të kërkojë edhe dëmshpërblim apo fitimin e munguar, duke kërkuar si zbatimin në bazë të dispozitave të ligjit, ashtu edhe dispozitat e kodit së bashku, në një kërkim.

 

Autor: Klodian Xhini

Lexo me Shume Artikuj

Compare Listings