Artikuj Ligjor

Your search results

Fitimi i Pronesise me ane te kontrates

Posted by admin on 23 Prill, 2019
| Ligj
| 0

Kontrata eshte marreveshja qe realizohet ndermjet dy paleve per te arritur nje qellim te perbashket. llojet e hasura te kontratave jane te shumta dhe fokusin ne kete rast e vendos ne fitimin e pronesise pikerisht me ane te kontrates.
Te tilla jane: kontrata e shitjes, kembimit,dhurimit etj. ne sendet e pazevendesueshme rendesi te madhe ka plotesimi i dy kushteve:

1. te behet lidhja e kontrates
2. kjo kontrate te kete per qellim kalimin e pronesise
Per sa i perket sendeve te zevendesueshme ka tre kushte te tjera specifike te cilat duhet te permbushen:

1.lidhja e kontrates
2.qellimi per kalimin e pronesise se sendit me ane te kontrates
3.te behet dorezimi i sendit

Per fitimin e pronesise me kontrate per sendet e percaktuara individualisht listojme kushtet qe bejne te mundur kete pjese:
a.lidhja e kontrates -kjo ndodh atehere kur me vullnet te lire palet bashkojne vullnetet e tyre te kunderta ne nje pike te perbashket ,ketu vullnetet e tyre perputhen dhe synohet te arrihet nje rezultat i kerkuar. njera pale quhet propozues , e cila i propozon pales tjeter te ldhin kontraten duke percaktuar edhe kushtet e saja kursd pala tjeter e cila quhet pranuese mbasi bie dakort me ta pranon te nenshkruaje marreveshjen.
b. kontrata te kete per qellim kalimin e pronesise

Per sendet e percaktuara ne gjini duhet te plotesohen keto kushte:

1.lidhja e kontrates- kontrata do te quhet e lidhur ne momentin kur propozuesi dhe pranuesi bien dakort per te gjitha kushtet thelbesore per lidhjen e kontrates pra kur perputhen vullnetet e kunderta.
2.kontrata ka si qellim kalimin e pronesise-vetem per ato kontrata qe kane si qellim kalimin e pronesise behet fitimi i pronesise me kontrate ndersa per te tjera skemi kalim pronesie sic eshte kontrata e qirase apo depozites.
3.te behet dorezimi i sendit

Per sendet e paluajtshme ekzistojne te njejtat kushte:

1.lidhja e kontrates,
2.lidhja e kontrates ne formen e percaktuar nga ligji- ky kusht eshte specifik vetem per kete kategori sendesh dhe mungesa e formes se parashikuar ne ligj e ben te pavlefshme kontraten , dhe kushti i fundit eshte kalimi i pronesise nga nje subjekt tek tjetri.

 

Autori: Klea Caushi

Lexo me Shume Artikuj

Compare Listings